Skema e mbështetjes së sektorit të blegtorisë me subvencione nga buxheti i shtetit do të shtrihet në 3 vite.
Kështu tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Çajup të krahinës së Zagorisë, ku vizitoi një nga fermat më të mëdha blegtorale në vend, e cila ka mbi 1 mijë krerë dele dhe përfitoi mbështetje këtë vit rreth 12 milionë lekë të vjetra.
?Ky është qëllimi jonë, që të ndihmojmë fermerët të rriten vit pas viti në mënyrë që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorit të blegtorisë, i cili për hir të së vërtetës ka pasur vështirësitë e veta. Për nga natyra ky është një nga sektorët më të vështirë. Prandaj ne e fokusuam ndihmën nga buxheti i shtetit në rreth 70% për blegtorinë, me qëllim që krijojmë një moment të ri të ngritjes së këtij sektori. Ne do ta shtrijmë këtë skemë në 3 vite?, tha ministri Çuçi.
Në rang vendi këtë vit kanë përfituar mbështetje me subvencione rreth 5 mijë fermerë. Subvencionet këtë vit, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele ose dhi, ishin në vlerën 1 200 lekë të reja për krerë. Ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, ishin në vlerën 10 mijë lekë të reja për krerë. Fermerët i bënë aplikimet online përmes portalit E-Albania me zero dokumenta.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Subvencionet#BlediÇuçi#TopChannel