Edhe pse është në një betejë gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard, Johnny Depp nuk e ka lënë pas dore jetën sentimentale. Madje mediat e huaja shkruajnë se aktori I famshëm është në një romancë të re.
Johnny Depp thuhet se është në një lidhje dashurie me modelen gjermane dhe yllin e ?Made In Chelsea?, Sophie Hermann.
Sipas ?Daily Mail?, 57-vjeçari është njohur me 33-vjeçaren në hotelin e Londrës, ?The Corinthia?. Johnny dhe Sophie ? e cila jeton në Londër dhe është shfaqur në ?Made In Chelsea? që nga viti 2013 ? u takuan fillimisht në fillim të këtij viti.
Mediat gjermane shkruajnë se, bukuroshja bionde e la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e rrëshkiti midis telave të kitarës së tij. Pas këtij gjesti Johnny e telefonoi dhe folën shumë në telefon.
Nga ana tjetër kujtojmë se aktori Depp është përfshirë aktualisht në një betejë ligjore me ish-gruan e tij dhe te perditshmen britanike ?The Sun?, në Gjykatën e Lartë në Londër gjatë verës.
Ylli i Hollivudit mohoi se ka dhunuar Amber Heard, ndërsa tha të kundërtën se kishte qenë ajo e cila e kishte dhunuar, gjatë ditës së parë të përballjes së tyre në Gjykatën e Lartë.
Aktori i ?Pirates of the Caribbean?, 57 vjeç, akuzoi ish-partneren Heard, 38 vjeç, se e ka qëlluar vazhdimisht në fytyrë dhe i ka prerë gishtin duke e goditur me një shishe vodka.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AmberHeard#JohnnyDepp#TopChannel