Top News - E akuzuar për terrorizëm/ Iran, arrestohet 43 vjeçarja

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 1

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane, Interpolin dhe Drejtorinë e Antiterrorit, ka vënë në pranga një 43 vjeçare të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste.
Lubjana Gjeçaj u arrestua në Tiranë brenda një banese në zonën e Unazës së Madhe. 43 vjeçarja nënë e tre fëmijëve është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano për veprën penale ?Organizatë me qëllime Terroriste?. Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ljubjana Gjeçaj akuzohet si pjesë e grupit që rekrutonte luftëtarë për shtetin islamik të ISIS-it që u godit nga autoritetet italiane në korrik të vitit 2015 me Operacionin ?Martesa?. Pas shumë muajsh hetime në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, u arrestuan 10 persona, nga të cilët 4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez. Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni dhe Lubjana Gjeçaj, sipas autoriteteve italiane ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form