http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti e Vuçiç do të ulen sërish në bisedime, këtë radhë në Bruksel në prani të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në njoftimin për shtyp të Brukselit, theksohet se takimi i nivelit të lartë dhe në nivel ekspertësh, që do të zhvillohet të hënën në orën 10, do të trajtojë çështjen e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave financiare e pronave të ndërsjella, pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Në diskutim do të jenë edhe çështja e personave të zhdukur dhe të zhvendosur dhe bashkëpunimi ekonomik. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell, do të mbajë një konferencë për shtyp para takimit, e i dërguari Special i BE-së Laj?ák, në fund të bisedimeve. Jozyrtarisht mësohet se ndërmjetësuesit e dialogut në BE, planifikojnë intensifikimin e takimeve të nivelit të lartë çdo 3 javë, dhe të ekspertëve çdo 10 ditë. Por lidhur me takimin e Washingtonit, Bashkimi Europian deklaroi se e mirëpret arritjen e marrëveshjes, dhe se i pret palët në Bruksel për të vijuar punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka njoftuar më herët se pritshmëritë e këtij takimi, janë që partnerët të vazhdojnë bisedimet e tyre dhe të shënohet përparim në zgjidhjen e çështjeve të hapura si dhe qasjen e zgjidhjeve për të gjitha çështjet e hapura përmes një finale të mundshme të një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve?.