Jamie Shea përshëndet marrëveshjen Kosovë - Serbi - Intervista e plote - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thimi Samarxhiu: Zoti Shea faleminderit që gjetët kohë në këto ditë intensive për këtë intervistë. Pyetja e parë është padyshim lidhur me marrëveshjen. Si e shihni marrëveshjen e nënshkruar dje mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë? Cili është komenti juaj për të?Jamie Shea - Zëdhënës i NATO-s gjatë Luftës së Kosovës: Së pari faleminderit për ftesën. Padyshim është një marrëveshje shumë e mirëpritur. Ishte një periudhë prej afro 2 vitesh ku Prishtina dhe Beogradi nuk komunikonin fare mes tyre. Dhe ju e dini, Prishtina vendosi taksën mbi produktet serbe e cila tashmë u hoq. Është shumë gjë e mirë që Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti, rivendosën këtë kanal komunikimi. Ata tashmë flasin. Nuk shoh që ky është fundi i procesit, por është vetëm fillimi i procesit. Por normalizimi i marrëdhënieve ekonomike është një nisje e mbarë. Kryesorja ama është implementimi. Flitet për një sërë gjërash, hapje pikash kufitare, hekurudha, njohje profesionale, janë gjëra shumë të mira, por ajo që na duhet tani është një zbatim konkret i marrëveshjes dhe çështjet e dakordësuara të ecin përpara sa më shpejt.

Share This Video


Download

  
Report form