Kosovë-Serbi, Çollaku: Është herët për të folur për njohje, tashmë është në dorë të palës shqiptare

Ora News Emisione 2020-12-04

Views 0

#tvora #rtvoranews


Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e ShBA-së, konkretizuan një marrëveshje ekonomike ditën e djeshme (4 shtator) në Shtëpinë e Bardhë, e cila u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke.

Gjithashtu edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së, Richard Grenell deklaroi se normalizimi i çështjeve ekonomike do të sjellë dhe normalizimin e çështjeve politike.

Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku është ende herët për të folur për suksesin e normalizimit të marrëdhënieve politike.

Duke vlerësuar ndërhyrjen e ShBA-së në këtë proces, ai thotë se tashmë mbetet në dorën e palës shqiptare për të vijuar procesin e njohjes reciproke.

Çollaku: Është një lajm i mirë që ka përpjekje për këto konflikte që të rregullohen e të zgjidhen me marrëveshje dhe jo me luftra. Një element që duhet përshëndetur është fakti se kjo marrëveshje shkoi deri në Shtëpinë e Bardhë. Unë mendoj që pavarësisht përcaktimeve diplomatike apo dhe shprehive juridike, kjo është një marrëveshje trepalëshe. Fakt është sot që Serbia ka ditur të luajë një lojë të fuqishme diplomatike. Për opinionin botëror nuk është më vendi që ka shkaktuar genocid në Ballkan por ulet dhe diskuton çështje madhore. Është një hap cilësor në diplomacinë serbe. Kjo ndodh se ngjarjet kanë ndryshuar.

Duhet pohuar kjo gjë, qasja e Trump me konfliktet më të mprehta në nivel ndërkombëtar i Serbisë dhe Kosovës, është një eksperiencë e re jo vetëm për ne, por dhe për doktrinën e aktit të negocimit mes dy vendeve. Qasja e cila u pohua nga Grenell se normalizimi ekonomik do të çojë dhe në normalizimin e konfliktit është një eksperiencë e re dhe guximshme. Është ende herët që të jepet një verdikt nëse funksionon ose jo. Konflikti mes dy vendeve është politik dhe etnik.

Në një intervistë për Ora News, Çollaku thotë se ka pasur një përgjumje të lobit shqiptar gjatë dekadës së fundit në fushatën e njohjes së Kosovës duke theksuar se janë mjaftuar me pavarësinë e saj.

Çollaku: Ka një përgjumje të lobit shqiptar në botë padyshim dhe në ShBA. Është një defekt i yni. Të dehur nga suksesi i pavarësisë së Kosovës, NATO në Kosovë, shqiptarët menduan se gjërat jepen njëherë dhe janë të përjetshme. Kjo histori tregoi të kundërtën. Serbët ulën kokën dhe trokitën në dyert e Uashingtonit me përultësi. Ne patëm një dehje kombëtare në këtë dekadë. Lëshuam lobimin, lëshuam kontaktet. Nuk ndodh kështu. Çdo ditë duhet të tregohet e vërteta dhe kauza jote. Produkti është ky, kemi të ulur Serbinë dhe Kosovën në një negociatë, marrëveshje të rëndësishme që zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë. Është elementi më i rëndësishëm.

Për Çollakun, tashmë marrëdhënia Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të re dhe se sfida është që pala shqiptare të përshtatet me të.

Gjithashtu ai thotë se tani më shumë se kurrë duhet të punohet nga diplomatët shqiptarë drejt objektivit madhor, njohja reciproke.

Çollaku: Vlerë historike është fakti se ajo u vulos në zyrën e Presidentit Trump. E dyta, një vlerë historike ka dhe nj...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS