Me bidon drejt maleve në kërkim të ujit të pijshëm, banorët e Pilurit kërkojnë ujin në zonat përreth

Report TV 2020-12-04

Views 6

Rreth 1600 banorë të fshatit Pilur në Bashkinë e Devollit prej vitesh përballen me një situatë problematike të ujit të pijshëm. Uji për këta banorë përveç se vjen me orar të kufizuar duke mos plotësuar nevojat ditore, shpeshherë vjen i ndotur duke rrezikuar kështu shëndetin e banorëve dhe fëmijëve të këtij fshati .

Zgjidhja e vetme për 200 familje të fshatit Pilur mbeten burimet nëpër male ose në fshatin Vranisht. Kur kjo është e pamundur banorët detyrohen të përdorin ujin që rrjedh në çezmat e tyre dhe pse janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset.?Nuk pimë dot ujë, shkojmë në mal për të mbushur sepse atje ka ujë të pijshëm. E vështirë është si nuk është, të pish ujë , të vesh në mal me biçikletë e pastaj vjen me 2-3 bidonë ujë. Vjen me orare por nuk pihet, vjen me krimba të ngordhur, me çfarë nuk kemi gjetur në ujë?, tha një banore.

?Ne duam që uji të rregullohet, sesi do ta bëjnë ata e dinë. Pak të sëmurë jemi, të pimë dhe nga ky ujë e te vdesim fare?, u shpreh një banore.

?S?ka hiç fare ujë, i ndotur vjen, me krimba vjen, i pistë i tëri. Ikim nga mali për të mbushur ujë?, tha një i moshuar.

Administratori e njësisë administrative Proger dhe kryetari i fshatit pohojnë për Report Tv situatën e vështirë e cila vjen si pasojë e rrjetit të amortizuar, por dhe prej lidhjeve të jashtëligjshme të kryera nga disa familje.

?Nga fshati Bickë që marrim pjesën më të madhe të ujit dhe deri në depon e ujit të fshatit Pilul. Kjo tubë nuk u shtri në kushte standarde sepse u hapën kanalet dhe u lanë më shumë se 4 muaj të hapura dhe u mbushën nga shirat dhe nuk u pastruan kur u shtri tubi. Tubi është shtrirë i valëzuar dhe nuk e tërheq ujin. Ka ndërhyrje nga banorët e fshatrave Vranisht?, u shpreh kryeplaku i fshatit, Arben Xama.

Sipas administratorit ka filluar puna për përmirësimin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm, duke evidentuar lidhjet e paligjshme dhe zëvendësimin e tubave të eternitit me tubacione të reja plastike.

?Problematikë në ujësjellësin e fshatit Pilul ka pasur dhe duke qenë se trashëguam një gjendje të rëndë, ne aktualisht jemi duke punuar për përmirësimin e këtij rrjeti. Pas këtij evidentimi të furnizimit ne morëm masat për zhvendosjen e tubave të vjetër që janë të ndërtuar në vitet 65? dhe po i zëvendësojmë ato me tuba plastike që janë të përshtatshme për furnizimin e ujit për qendrat e banuara?, tha administratori i njësisë Progër, Nardi Hoxha.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve në rrjetin ujësjellës pritet të vijë dhe zgjidhja për banorët e Pilurit.

Share This Video


Download

  
Report form