Top News - Sërish protesta/ Bjellorusi, shtohet presioni mbi Lukashenkon

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 0

Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi, I janë rikthyer protestave që vazhdojnë prej më shumë se një muaji duke shtuar kështu presionin mbi presidentin Alyaksandr Lukashenko të dorëhiqet, pas zgjedhjeve presidenciale, rezultati i të cilave u kundërshtua pas akuzave për manipulim. Lukashenko, që e mban pushtetin prej 26 vitesh me radhë, ka refuzuar të bisedojë me kundërshtarët e tij si dhe ka kundërshtuar thirrjet për zgjedhje të reja. Ai thotë se ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit me mbi 80 përqind të votave, ndërkaq opozita këmbengul se rezultati është i manipuluar. Grupet opozitare po ashtu kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe për hetim të pavarur të dhunës policore në protestat opozitare. Liderja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se vendi është në krizë të thellë politike. ?Bjellorusët kanë ndryshuar, janë zgjuar", tha ajo një ditë më parë, duke shtuar se se bjellorusët nuk i besojnë qeverisjes aktuale dhe se është e pamundur t'i ndalosh. Protestat kundër Lukashenkos janë sfida më e madhe gjatë të gjithë mandatit të tij si president.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lukashenkon#Bjellorusi#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form