LEZHË- Një makinë ka përplasur një motoçikletë në superstradën Lezhë-Shkodër, në hyrje të fshatit Balldre.
Drejtuesi i motoçikletës, Preng Doçaj ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Teksa po voziste, shoferi Ilir Marlecaj, banues në Shëngjin është përplasur me motoçikletën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve ndërsa po punon edhe për evitimin e trafikut në superstradë.