Top News - Kosovë-Serbi/ Borrell për dialogun në Bruksel: Sot flitet për 2 tema shumë të ndjeshme

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 0

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se pozicionet e tyre ndryshojnë, por sot kthehen në Bruksel për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.


Borrell tha se negociatorët punuan për t?i çuar deri në fund temat që diskutuan në takimin tonë të fundit, çështjen e personave të zhdukur dhe të zhvendosur dhe bashkëpunimin ekonomik.

?Palët u takuan katër herë këtu në Bruksel me takimin e fundit që u mbajt dje dhe të shtunën. Këto negociata siç mund ta kuptoni nuk janë gjithmonë të lehta, prandaj jam i lumtur të shoh përkushtimin dhe respektin nga të dy palët. Unë e mirëpres që ata e konfirmuan këtë bashkërisht edhe përpara takimit të sotëm. Në deklaratën e tyre të përbashkët të dy kujtojnë se ata i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkim Evropian dhe do të vazhdojnë të punojnë me dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ata gjithashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të garantuar përafrim të mëtejshëm drejt BE-së në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Natyrisht, pozicionet e tyre ndryshojnë, por ata kthehen përsëri këtu për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. Sot ata do të flasin për dy tema shtesë shumë të rëndësishme: rregullimi i komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave?.

Sipas tij, të dy temat janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e përditshme të popujve të tyre.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JosepBorrell#AvdullahHoti#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form