TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është shfaqur e bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme, kjo jo meritë e kundërshtarit, të cilët nuk i vlerëson, por për punët e mira që sipas saj ka bërë kjo qeveri. Në një intervistë për Report Tv, Spiropali është e ka interpretuar mandatin e tretë jo si një qëllim më vete për pushtet, por si një premtim që i bëhet qytetarëve për të vazhduar me procesin e rindërtimit dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Menaxhimi i situatës post tërmet dhe COVID, janë karta e fortë e PS me të cilën do t'u prezantohet votuesve në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Karta e fortë e PS-së është rindërtimi, por edhe menaxhimi i situatës së COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eliza Spiropali nuk i kurseu ironitë për paraardhësit e tyre. Sipas tyre, qeveria e ka menaxhuar shumë mirë dy tragjeditë, dhe as nuk do e çonte ndërmend se çdo kishte ndodhur me qytetarët nëse në pushtet do ishte PD.
"Një mandat të tretë me Ramën kryeministër, jo si qëllim, por premtim për të realizuar projektet e nisura dhe për ta integruar vendin në BE. Ne garojmë jo vetëm me premtime, por rendisim dhe punën e krimeve. E kemi dëshmuar edhe në kohët më të vështira si tërmeti ashtu edhe pandemia që pasoi. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë dhe çdo qeveri që përballet me tragjedi të tilla, ka problematike ka dhe humbje vende pune apo ekonomike.Ama një qeveri që i është gjendur qytetarëve që në ditën e parë, me një reagim të mirë menduar dhe planifikuar. Kjo qeveri mobilizioi financat tona, besimi që partnerët tanë na dhanë dhe procesi i rindërimit dëshmon afërsinë e qeverisë me qytetarët. Psh, në Tiranë nga Kamza Kavaja ka bërë një punë të jashtëzakonshme për dëmshpërplimin e qytetarëve për shtëpitë, lagje të reja që do të rindërtohen. Vetëm në Bashlinë e Kamëz do ndërtohen 22 shkolla. Dëshmojnë vizionin që ka kjo qeveri energjinë eRamës dhe lidershipin e PS në kohë të mirë. Nuk do e përfytyroja se si do kishte shkuar kjo punë nëse do ishit në qeveri ata që nuk dhanë shpërblimet e përmbytjeve, madje dilnin triumfues me gënjeshtra. Ku ka punë të mira ka edhe sulme", tha Spiropali.