Ora News - Zbardhi vrasjen makabër të Eglantina Bucit, i penduari merr statusin e bashkëpunëtorit

Ora News Lajme 2020-12-05

Views 1

#tvora #rtvoranews

Eglantina Buci do të quhej ende e zhdukur nëse një person që ka patur dijeni për ngjarjen nuk do të bindej të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar krimin makabër në familje. Ai ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke përfituar lehtësime për veprat që ka kryer.

Personi që zbardhi vrasjen makabër të 23-vjeçares, Eglantina Bucit nga babai dhe vëllai në 2012 ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Rtv Ora mëson se i penduari e ka dhënë dëshminë rreth dy vjet me parë në gjykatë dhe menjëhere kanë nisur hetimet dhe gjurmimet e personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirë ne këtë krim.

Mësohet se bashkëpunëtori i drejtësisë është arrestuar për ngjarjen e vitit 2017 për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela, ku ishte i përfshirë së bashku me vëllain e viktimës Shkelzen Buci.

Burimet saktësojnë se dëshmitari që ka zbardhur krimin ka qenë vetë pjesëmarrës në të dyja ngjarjet.

Identiteti i tij mbahet i fshehtë pasi autoritetet i druhen një hakmarrje të mundshme nga fammiljarët Buci.

Të gjitha detajet e dhëna prej tij janë verifikuar nga grupi hetimor, i cili vendosi të procedoje ndaj dy personave të dyshuar Faik dhe Shkëlzen Buci vetëm në momentin kur erdhi edhe përgjigja e analizës së ADN-së që i ishin bërë eshtrave të 23 vjeçares, të cilat kishin përpudhje me nënën e saj.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në burg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vite me parë 23- vjeçaren Eglantina Buci.

Ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Faik Buci, i cili është i ati i viktimës ka deklaruar se me vajzën nuk kishte kontakte që prej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar më për vendodhjen e saj pasi e dinte se ajo ushtronte prostitucion ne Turqi dhe Itali.

Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe në polici kur ishte marrë disa herë ne pyetje.

Çështja pritet të kalojë për gjykim ne gjykatën e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zbardhi-vrasjen-makaber-te-eglantina-bucit-i-penduari-merr-statusin-e-bashkepunetorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS