#tvora #rtvoranews
Edhe mësuesit, ashtu si mjekët, pritet të kenë rritje page për shkak të punës së vështirë në kushtet e pandemisë. Në vigjilje të vitit të ri shkollor, në një takim me arsimtarët kryeministri Edi Rama theksoi se është e domosdoshme që edhe mësuesit të mbështeten financiarisht, e sidomos ata më të dalluarit. Kreu i qeverisë tha se skenari për të mos hapur shkollat në shtator u përjashtua nga ekspertët e fushës pasi do të sillte pasoja të rënda psikologjike, sidomos për fëmijët.
Kryeministri Rama ka premtuar rritje pagash për mësuesit, të cilët këtë vit shkollor do jenë në kushte të pazakonta pune për shkak të pademisë.
Në një takim me arsimtarët, kreu i Qeverisë vuri në dukje se do të vendoset sistemi i meritës, ku më të dalluarit përfitojnë edhe bonuse financiare.
Rama: Do të bëjmë çmos ta rrisim mbështetjen, edhe pse kushtet nuk janë më optimalet për të menduar për këtë. Ne, për mjekët dhe për mësuesit mendojmë që duhet të bëjmë një sforco të madhe. Për mjekët, radhë të parë, për arsye të situatës së jashtëzakonahme në të cilën ndodhen dhe për punën e jashtëzakonshmje që po bëjnë. Por nuk diskutohet që paralelisht me ta, edhe për mësuesit. Kështu që shumë shpejt, ne do të konkludojmë lidhur me këtë.
Rama përjashtoi skenarin e mbajtjes së shkollave të mbyllura pavarësisht rrezikut të përhapjes së virusit, ndërsa tha se vendimi për rihapjen e institucioneve arsimore u mor nga ekspertë të fushës, pasi e kundërta do kishte pasoja psikologjike tek fëmijët.
Rama: Duke vlerësuar mirë nga të gjitha aspektet këtë vendim e duke parë dhe çfarë kanë bërë të tjerët, sigurisht që opsioni i mbylljes së mëtejshme të shkollave ishte opsion më i keq dhe patjetër që do të shkaktonte një kosto tjetër, sidomos psikologjike për fëmijët dhe me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t?i llogarisim dot deri në fund, por që të gjithë vendet i kanë marrë në konsideratë dhe i kanë vlerësuar si të papranueshme në raport me rrezikun që ka në vetvete hapja e shkollave.
Në 14 shtator nis viti i shkollor sipas një protokolli të miratuar nga Ministria e Arsimit.
Të gjithë nxënësit, mësuesit dhe stafi do jenë me maska në auditore, ndërsa mësimi pritet të zhvillohet deri në tre turne sipas numrit të nxënësve në klasa dhe hapësirave që kanë në dispozicion shkollat.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-premton-rritje-rrogash-edhe-per-mesuesit-mos-hapja-e-shkollave-pasoja-tek-femijet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv