Pjesëmarrja në Minishengenin Ballkanik është një pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Zv/Kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ka treguar se cilat kanë qenë bisedimet për këtë çështje, për të cilën Kosova kishte refuzuar të ishte pjesë e Minishengenit Ballkanik, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.
Selmanaj u shpreh se pjesëmarrja në Minishengenin Ballkanik ka qenë kërkesë e vetë Presidentit amerikan Donald Trump.
?Kur ne kemi shprehur rezervat tona kemi thënë është e papranueshme të bëhemi pjesë e një projekti sepse rruga jonë është e qartë, është Bashkimi Europian. Na është thënë që çështja e minishengenit është kërkesë e Presidentit Trump. Ju lutem që këta ta pranoni, dhe këtë e pranuam kështu?.
Një tjetër pikë e marrëveshjes është vendimi që Kosova të mos aplikojë për 1 vit për t?u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare, për të cilën zv/Kryeministri kosovar ka dhënë sqarime.
?Pika e dytë ka qenë rezerva që a duhet Kosova të ketë moratorium për mos anëtarësim në organizma ndërkombëtarë. Kemi vlerësuar që më shumë i bëjmë dëm shtetit të Kosovës nëse aplikojmë dhe nuk pranohemi?. /tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/