Rrugorja e Lezhës në aksion, masat e forta të marra në fundjavë/ Nga arrestimet te gjobat

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 1

Gjatë fundjavës janë proceduar penalisht 22 shtetas, konkretisht 14 shtetas janë arrestuar dhe 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë tërhequr 40 leje drejtimi, janë vendosur 418 masa administrative, 183 për tejkalim shpejtësie dhe 235 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë kontrolluar 187 automjete.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 18 shtetas.

Janë arrestuar nga Policia shtetasit:

?L. P., H. B., K. G., P. K., G. P., Gj. D., M. M., A. M., P. C., Ç. T., Gj. M., Gj. Z., B. N., E. Gj., banues në Lezhë, Kurbin dhe Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në akset rrugore Lezhë-Milot, Lezhë-Shkodër, qytet Lezhë-qytet Laç, u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre, të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, 8 drejtues mjetesh.

Materialet procedurale do t?i referohen Prokurorisë, për veprat penale ?Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt? dhe ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?.

Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjitha akset rru

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Lezhe#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form