Takimet elektorale te kandidatit per Bashkine Tirane, Edi Rama (25 Shtator 2000)

RTV KLAN 2020-12-05

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Edi Rama ka takuar sot familjet e dëshmorëve. Politikanët sy të errësuar tha Rama që mendojnë se historia fillon me ta janë përpjekur t'a nxijnë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Unë vijoi Rama, jam munduar të nxjerr nga balta e manipulimit të Partisë Demokratike, ato aspekte që kanë të bëjnë me kujtimin e të rënëve. Sipas Ramës gjaku dhe eshtrat e idealistëve janë përdorur për qëllime politike, abuzime partiake dhe kulte individësh.
Rama u ka premtuar familjeve të dëshmorëve se do të mbyllë një plagë morale që i rëndon ato prej disa kohësh.
"Unë do të bëj çmos që në bashkëpunim me ju, në bashkëpunim me komitetin e veteranëve të rivëmë në vend, të restaurojmë, të pastrojmë nga pluhuri dhe nga gjurmët e vandalizmit të gjitha përmendorët dhe pllakat që përkujtojnë luftën antifashiste."
Po sot Rama ka bërë një vizitë të lirë në Sauk. Ai ka takuar banorë të ndryshëm në rrugë apo në vendet ku ata punonin. Rama ka takuar dhe njërëzit me bidona që prej kohësh vuajnë mungesën e ujit. Ai ka premtuar se shumë shpejt uji do të vijë në Sauk. Edhe pasdite stacioni elektoral i Ramës ishte Sauku ku është ulur sëbashku me banorët dhe ka diskutuar për problemet e tyre.
Duke parë praninë e madhe të fëmijëve përveç premtimit për ujin e pijshëm, ai premtoi diçka edhe për ta.
"Duhet bërë çmos që edhe në këtë zonë për gjithë këta fëmijë që janë këtu që të paktën të krijohen dy apo tre terrene të denja sportive ku këta mund të lozin dhe këta mund të kalojnë ditën e tyre të lirë me më shumë dinjitet dhe jo nëpër gropa dhe pluhur."
Rama i shoqëruar nga shumë njerëz ka vijuar më tej vizitat në shtëpitë e banorëve të Saukut. Gjithashtu në kodrat e liqenit, së bashku me disa kandidatë socialistë kanë mbjellë 10 pemë të reja./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form