#tvora #rtvoranews
Ilir Beqaj ka zhvilluar këtë të martë takimin e parë prezantuas me strukturat e PS në Shkodër, pas emërimit nga Rama si drejtues politik për Shkodrën.
Beqaj: Rikhimin në Shkodër për mua është pivilegj, e kam pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Me kryeministrin kam një marrëdhënie sy me sy që zgjat shumë pak vendimmarrja.
Beqaj tha se është i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve.
Beqaj: Drejtorët nuk janë një pune e imja por do shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione te tjera nuk ka të majtë e të djathtë.
Sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Shkodër, Beqaj tha se drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë.
Beqaj: Në këtë fazë jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet te shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo.
Lidhur me drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë, ai tha se kjo është një temë e gjatë dhe do te dojë më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve.
Beqaj: Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kanë tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë. Nëse vendosim peshore farmacie se a duhet të jetë arsimi apo ndonjë tjetër është një çështje tjetër. Opinioni shkodran është i ngarkuar me këtë gje dhe duhet të punojmë shumë më tepër. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe sherbime të tjera të mos krijojnë barriera për qytetarët.
Një koment Beqaj pati edhe për zgjedhjet lokale, pasi bashkia Shkodër ende nuk ka një kryetar të zgjedhur nga populli.
Beqaj: Zgjedhjet lokale janë një çështje që e di presidenti. Zgjedhjet një ditë do të bëhen. Fillimisht puna jonë do përqëndrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë.
Lidhur me ndryshimet e mundshme në qeverinë Rama 2, ai tha kjo është e drejtë e kryeministrit porse 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen.
Ilir Beqaj nuk shmangi komentet edhe për ish-drejtuesin politik të PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati.
Beqaj: Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/beqaj-perjashton-ndryshimet-ne-qeveri-bushati-ka-14-muaj-qe-ka-lene-ps-shkoder-nuk-eshte-as-ne-tirane/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here ht...