Maqedonia e Veriut feston 29-vjetorin e pavaresise | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-05

Views 1

Pothuajse tri dekada pas shkëputjes nga Federata Jugosllave dhe urimit për pavarësi nga ana e ish-presidentit të shtetit Kiro Gligorov, Maqedonia e Veriut e ka realizuar njërin nga qëllimet kryesore për të cilin janë përpjekur disa gjenerata politikanësh, anëtarësimi në NATO, i realizuar vetëm para disa muajsh. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që para 20 vitesh dukej shumë më i mundur se sa për shtetet tjera të rajonit, të cilat ndërkohë u bënë pjesë e familjes evropiane, për politikanët vendas edhe më tej është qëllim për të cilin përpiqen, përmes transformimit të shoqërisë në vend.

?Sot vendi ynë ka të ardhme të sigurt evropiane, me më shumë shpresë, mirëqenie dhe përparim për të gjithë qytetarët e tij, të çliruar nga frikërat dhe paragjykimet e së kaluarës. Maqedonia e Veriut është shtet qytetar dhe atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike, shoqëri për të gjithë. E kemi mundësinë e papërsëritshme që Maqedonia e Veriut të ulet në karrigen e saj në tryezën e shteteve evropiane, ky është shans që nuk do ta humbasim. Të nderuar qytetarë ta kapim momentin dhe të gjithë së bashku të hapërojmë në rrugën evropiane, të lirë dhe të hapur para botës.?

Për europëzim të plotë të shtetit, sipas Presidentit Stevo Pendarovski, janë të nevojshëm politikanë të vendosur, institucione transparente dhe media të lira.

?Tani është i nevojshëm dhe real, konsensus konkret në mes pushtetit dhe opozitës, sektorit joqeveritar dhe bashkësisë së biznesit, për përfundim të shpejtë të negociatave, sepse ato janë instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e jetës të të gjithë qytetarëve tonë. Duke e nisur vitin e tridhjetë të pavarësisë sonë, pres që ju qytetarët të vazhdoni të jeni të zëshëm dhe vazhdimisht të kërkoni nga ne politikanët përgjegjësi, sepse ne jemi të obliguar të punojmë për interesin tuaj. Imperativ i përbashkët është që në vitet që vinë të jetojmë shumë më mirë se sa deri më tani.?

Në emër të përbërjes së re parlamentare, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me optimizëm për tejkalimin e sfidës më të re, krizës korona, e uroi festën kombëtare.

?Republika ndër vite ka përjetuar dhe ka tejkaluar një sërë kriza, madje edhe konflikt, megjithatë gjithmonë e ka ditur rrugën, drejtimin dhe qëllimin që e ka pasur si udhërrëfyes në atë rrugë.?

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, me zë të lartë pyet ?a e ka arsyetuar kjo gjeneratë luftën e paraardhësve që u përcaktuan për pavarësi të shtetit?.

?Përgjigja në masë të madhe është jo, nuk i plotësuam qëllimet për të cilat luftuan, sepse kemi shtet me institucione të dobëta, vend të zhytur në krim dhe korrupsion, popull të munduar dhe të varfër, mafie që drejton shtetin. Pas 29 viteve flasim për qëllimet e njëjta si në kohën kur u krijua shteti, Bashkimi Evropian, ekonomi të fuqishme, siguri dhe të tjera? Kjo tregon se këto janë vlerat e vërteta që i synojmë, por fakti që nuk i kemi plotësuar deri më tani tregon se autoritetet nuk kanë pasur sukses në misi...

Share This Video


Download

  
Report form