Avokati i Faik dhe Shkëlzen Bucit, të akuzuar për vrasjen dhe më pas groposjen e vajzës dhe motrës Eglantina Bucit hedh poshtë zërat që babë e bir të kenë pranuar krimin. Gjatë një lidhje telefonike, për emisionin ?Pa Gjurmë?, në Report TV avokati Arben Gramo sqaron se dëshmia e dhënë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë nuk i jep fund gjykimit të kësaj çështje. Duke zbardhur detaje të tjera të kësaj ngjarje, sipas dëshmisë së dhënë nga pala e akuzuar, mësohet se i ati Faiku i cili ndodhet pas hekurave, i kishte bërë disa herë ofertë të bijës Eglantina, të kthehej në shtëpi, pasi ajo ishte larguar në vitin 2007. Detajet nga kjo dosje, zbulojnë se Eglantina ishte fejuar para viteve 2006-2007 dhe se me dëshirën e saj nuk donte të rikthehej në shtëpinë ku jetonte babai dhe njerka. Ndërsa sipas avokatit del një dritë një tjetër detaj, ai se pas vitit 2007 mund të kenë ndodhur ngjarje të tjera, që mund ta kanë implikuar vajzën me të tjerë persona.Jo. Faik dhe Shkëlzen Buci nuk e kanë pranuar krimin. Ai është version që ka ngritur organi i procedurës, organ i prokurorisë, në bazë të një dëshmie që ka dhënë një person që është bashkëpunëtor i drejtësisë, në një gjykim të mëparshëm, dhe ka dhënë disa të dhëna në lidhje me gjetjen e eshtrave, të Eglantina Bucit. Ai ka dëshmuar në lidhje me këto fakte që janë publikuar. Por kjo dëshmi vërtetë është burim prove, por nuk përbën provë të plotë në mënyrë që të fajësohen personat. Ky është një dyshim, I bazuar në një provë, indicie që do gjykohet më pas, do të mblidhen të dhëna të tjera, në lidhje me këtë dëshmi. Kjo provë nuk jep përfundimin e gjykimit, që i fajëson babë e bir. Mendohet se eshtrat që janë gjetur në Malin me Gropa, personi që ka ndërruar mund të jetë rreth vitit 2012, mund të ketë ndodhur vdekja. Dyshohet sipas ekzaminimeve të bëra nëpërmjet ADN-së, që eshtrat e këtij personi t?i përkasin Eglantina Bucit. Vajza nuk bënte një jetë normale. Ajo nuk vinte në shtëpinë e familjarëve. Divorci i babait të saj me nënën ka ndodhur rreth viteve 1993, ndërsa kujdestarinë prindërore në atë kohë për katër fëmijët i mori babai, jo nëna.