Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh në një laborator privat i cili ofron diagnozën e sëmundjeve në kafshë dhe kontroll mokrobiologjik dhe fiziko - kimik të ushqimeve dhe ujit. Ky laborator analizat e një pule të thethur, larë me ujin e Lanës e nxjerr pa baktere dhe të sigurt për t'u konsumuar. Skandali thellohet kur në investigimin e Fiks Fare mësohet se në laboratorin Bio V kryhen një pjese e madhe e analizave të vetëkontrollit nga kompanitë prodhuese në vend, të cilat në bazë të ligjit janë të detyruara që këto analiza t'i bëjnë në mënyrë periodike pranë këtyre laboratorëve. Për të vërtetuar këtë skandal i cili rrezikon drejtpërdejt konsumatorin, gazetarët e Fiksit dërguan pranë laboratorit Bio - V një pulë të cilën e lanë me ujin e ndotur të Lanës dhe kërkuan që t'i kryhen analizat për ngarkesën bakteriale, E-cholin, salmonelën , si dhe vlerat ushqyese të këtij produkti për të bërë më pas dhe një etiketë ushqimore, e bazuar kjo në ligj.
Gazetarët në të njëjtën ditë me pulën e larë në ujin e Lanës kanë dërguar në laborator dhe një dezifiktues duarsh ku etiketa e tij tregon se ka përbërje prej 70% alkool etilik. Për të parë se sa të sakta do të jenë analizat e kryera nga laboratori Bio-V gazetarët këtij dezifektuesi për duart i shtuan alkool të rrezikshëm për jetën e konsumatorit të quajtur methanol dhe glicerinë në formë xheli. Laboratorio Bio - V në përgjigjen e analizave të kryera nga ai, nxjerr se pula e larë me ujin e ndotur të Lanës nuk përmban baktere dhe se është brenda parametrave për konsumim. Ndërkohë desinfektuesi i duarve sipas analizave ishte i pastër pa asnjë përmbajtje të rrezikshme. Gjithashtu gazetarët e Fiksit çuan në këtë laborator edhe një mostër të ujit të Lanës për të parë ngarkesën bakteriale të tij. Në përgjigje thuhej se uji i Lanës doli me ngarkesë të lartë mikrobike, ndërsa pula që ishte e larë me këtë ujë doli shumë e pastër dhe jo e rrezikshme për konsumim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Investigimi#Analizat#TopChannel