'Do largohem nga qeveria', Kryemadhi - Shahinit: S'mund të largohesh pa na treguar çfarë bëri Turi!

Report TV 2020-12-05

Views 0

Deklarata e Ministres së Arsimit, Besa Shahini se do të largohet nga qeveria dhe Shqipëria pas mbarimit të mandatit, është përcjellë me akuzat dhe ironi nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Gjatë një takimi me të rinjtë, Kryemadhi është shprehur se Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë në krye të ministrisë së Arsimit.

Kryemadhi nuk ka ndalur ironitë ndaj ministres Shahini, duke thënë se të patën para se të largohet t'u tregojë të gjithë të rinjve se "çfarë bëri Turi" një pyetje në tezat e maturës së këtij viti që shkaktoi shumë polemika.

Kryemadhi tha se rinia është baza e një vendi dhe e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI.

?Në besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituar beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë. Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t?u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që ?unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri?. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!?, tha Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form