Top News - Arrestohet gjyqtarja/ Godet SPAK, në pranga dhe avokati

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Një gjyqtare, bashkëshorti I saj, një avokat dhe 2 persona të tjerë janë arrestuar nga SPAK për korrupsion. SPAK ka zbardhur nja rast korrupsioni, ku gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka njoftuar se ka gjyqtarja gjyqtarja Mimoza Margjeka, bashkëshorti I saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe dy qyetarë Nejton Bali e Kaudjo Zhilla akuzohen se kanë kryer akivitet korruptiv në sistemin e drejtësisë.
Konkretisht ka rezultuar se Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, duke i dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, ndaj shtetasit Orion Bali, në korrik në Pogradec, për trafikim të emigrantëve. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, për këtë shtetas.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka caktuar masën ?arrest shtëpie? për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Skënder Demiraj, ndërsa ka lënë në burg burrin e gjyqtares, Arben Cara si dhe Nejton Balin e Klaudjo Zhillën.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Arrestohet#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form