Vdekja e 30-vjeçarit nga Saraji, 80% e ashensorëve në vend janë të pasigurt

alsatmtv 2020-12-05

Views 5

?Në rrugën Pushkinova të komunës së Kisella Vodës ndërroi jetë tragjikisht një 30 vjeçar nga Saraji.?

Muedin Murtezani humbi jetën duke rënë në kolonën ku lëviz kabina e ashensorit të pallatit ku po punonte. Ministria e Brendshme nuk jep detaje derisa ta zbardh rastin në tërësi. Ndërkohë kolegët e punës dhe njëherit të afërm të viktimës sqaruan se tragjedia ndodhi rreth orës 8:20, ende pa filluar punën në fasadën e objektit. ?Viktima tentoi të zbriste nga kati i shtatë përmes ashensorit, por dera nuk ishte hapur kështu që zbriti përmes shkallëve në katin e gjashtë dhe provoi sërish të futej në ashensor, meqë dera iu hap ai u fut brenda pa shikuar se ashensori nuk ishte aty. Përfundoi poshtë i vdekur. Në fakt ashensori kishte ngecur në katin e shtatë, ndonëse dera u hap në të gjashtin? na rrëfyen familjarët e tronditur që nuk mund të prononcoheshin para kamerës sonë.

Banorët thonë se problem me ashensorin kanë tashmë një kohë të gjatë, për shkak të mos-organizimit mes vete, por nuk tregojnë nëse dhe cilën kompani e kishin angazhuar për mirëmbajtje. Vetëm akuzojnë një person që sipas tyre, ka 4 vjet që ishte deklaruar se do ta rregullonte.

?Nuk ka mundësi. Gjithçka duhet të jetë e sinkronizuar, e automatizuar. Nuk mundet ti ta hapësh derën por ashensori të mos jetë këtu dhe ti të biesh. Kjo është papërgjegjësi e atyre që e mirëmbajnë. Rreth 20 vjet jam në këtë lagje. (A keni probleme me ashensorët?) Si jo, ashensorët janë katastrofë. Si do të arrijmë të merremi vesh me banorët, dikush paguan, dikush jo duke thënë se ?Jam në katin përdhesë, nuk më duhet ashensori, ata lartë le të paguajnë.?


?Një njeri i korruptuar po ndërton diçka lartë. Asgjë nuk funksionon këtu, as këshilli as asgjë nuk funksionon. Gjithkush bën çfarë dëshiron.!?

Kreu i Shoqatës për Ashensorët, Goran Sekovski vlerëson se dera e ashensorit në asnjë rast nuk duhet të hapet nëse ashensori ka defekt dhe se përgjegjësia e tragjedisë së sotme duhet kërkuar tek kompania që e ka mirëmbajtur, nëse ka një të tillë.


?Mund të jetë pasojë e mos-mirëmbajtjes adekuate ose mungesës së marrëveshjes për mirëmbajtje, mos-kryerje të kontrollit teknik. Këto janë çështje të patjetërsueshme, pra pronarët e ndërtesës janë të detyruar të kenë marrëveshje për mirëmbajtje së paku për 1 vit me një kompani dhe patjetër të bëhet kontroll nga një palë e tretë e pavarur- deklaroi Goran Sekovski, Kreu i Shoqatës për Ashensorët.

 Sipas statistikave të Shoqatës së ashensorëve, në vend ka rreth 12 000 ashensorë. Për 20 për qind të ashensorëve nuk ka asnjë marrëveshje për mirëmbajtje ndërsa edhe për ato që ka marrëveshje, në 80 për rasteve nuk bëhen kontrollet e detyrueshme vjetore. Sipas shoqatës, ka objekte banimi që kanë ashensor, por asnjëherë nuk u janë nënshtruar kontrollit, duke rrezikuar kështu jetë e atyre që i shfrytëzojnë.

Anesa Salihu

Share This Video


Download

  
Report form