Infektimi nga virusi Covid19 përjetohet në mënyra nga më të ndryshmet tek pacientët. Ka nga ata që më e optimizëm e kalojnë këtë situatë shëndetësore, por nuk janë të pakta rastet e pacientëve që përjetojnë ankth, depresion, madje kanë shkuar edhe në vetëvrasje. Në fakt brenda një muaji, edhe në vendin tonë u shënuan dy raste vetëvrasjesh, të pacientëve të infektuar me Covid19. Rasti i një djali 29-vjeçar dhe një zotërie 65 vjeç të cilët i dhanë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e "Shefqet Ndroqit", Spitali Covid2, ku ishin shtruar për shkak, se ishin infektuar. Në fakt gjatë gjithë kësaj periudhe kur virusi ka shënuar dhe një përhapje më të madhe, profesionistët e shëndetit kanë pranuar se Covid19 prek edhe shëndetin mendor, ndaj pacientët duhen asistuar me ndihmë psikologjike. Por sa të pranishëm janë psikologët tek pacientët që janë të infektuar, e aq më tepër tek ata që ndodhen në spitale, pasi aty paraqitet dhe individët që kanë një gjendje shumë të rënduar. Presidentja e Urdhrit të Psikologut në Shqipëri, dr. Valbona Treska tha se që në mars të 2020 psikologët po japim asistencë për të gjithë të sëmurët që po trajtohen në shtëpi. "Dua ta theksoj këtë fakt që ne po trajtojmë vetëm pacientët që po kurohen në shtëpi dhe jo ata në spitale. Për shkak të asaj që po kalojnë pacientët janë në gjendje të rënduar psikologjike, shfaqin frikë dhe ankth sesi dotë shkojë situata e tyre shëndetësore. Ndërkohë deri më tani pacientët që janë të shtruar në spitalet Covid nuk u është ofruar kjo shërbim të specializuar psikologjik. Në spitalin COVID 1 pas ngjarjeve që ndodhen, janë dy psikologë që po trajnohen për masat e sigurisë për t'u futur në spital e për të ofruar shërbim psikologjik për pacientët."- tha Dr. Valbona Treska.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel