‘Burri huaj do 6 mijë euro 2 mijë për secilin gjyqtar Zbardhet vendimi për gjyqtaren e Apelit Korçë

Ora News Lajme 2020-12-05

Views 0

#tvora #rtvoranews

Ora News zbardh vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj gjyqtares së Apelit Korçë Mimoza Margjeka, avokatit Skënder Demiri dhe bashkëshorit të gjyqtares Arben Cara.

Ata akuzohen për korrupsion, pasi përmes ryshfetit kanë ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin nga ?arrest me burg? në ?garanci pasurore?.

Përgjimet telefonike disa javore të SPAK por dhe përgjimet ambientale kanë zbuluar se Mimoza Margjeka i ka marrë paratë përmes bashkëshortit të saj, Arben Cara.

Djali i telefonon të ëmës: ?Burri i huaj do 6 mijë euro. 2 për secilin gjyqtar?

Prokuroria zbardhi bisedat telefonike prej datës 7 korrik kur vëllai i Orionit i telefon të ëmës, Afërdita dhe i kërkon shumën 6 mijë euro si fillim për ta nxjerrë në ?arrest shtëpie?. Orion Bali ishte arrestuar për trafik klandestinësh në Pogradec që shërbeu dhe si pikënisje për hetimet.

Nga dokumenti mesohet se flitej për një shumë prej 10 mijë eurosh, por si fillim duheshin 6 mijë euro për secilin gjyqtar.

?Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim pasi ka 3 gjyqtarë dhe nga 2 secili për të mos llogaritur më pas edhe Skënderin?, citohet të thotë, Nejton Bali, vëllai i të dënuarit.

Afërdita shprehet e shqetësuar se ku do ti gjente lekët duke përmendur emra personash se kujt mund tja kërkonte.

Nejtoni i thotë të ëmës se i duhen 7 mijë euro njëherë, patjetër, pasi edhe Skënderi (avokati) donte ndonjë lekë.

?Lekët duhen paguar nesër dhe duhen çuar Skënderit për ta nxjerrë në ?arrest shtëpie?, për të ndryshuar masën e sigurimit. Shkon diku rreth 10 mijë euro ose në të kundërt 5 deri në 10 vjet burg pasi e kanë çuar në paragraf të tretë? i thote Nejtoni të ëmës.

Ndërkohë avokati ka kërkuar të fusë në llogari bankare 5 milione leke si garanci pasurore për të bindur gjykatën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zbardhet-vendimi-per-arrestimin-e-gjyqtares-se-apelit-korce-mimoza-margjeka/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form