Top News - 2 të rinj në pranga/ Po transportonin 16 emigrantë

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj nga Tirana për trafikim të 16 emigrantëve të paligjshëm.
26 vjeçari banues në Tiranë, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip "Citroen" që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera policia e Korçës ka bërë ndalimin edhe të një 27 vjeçari, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Arrestimi I dy të rinjve është bërë në kuadër të operacionit ?Perimetri?, I cili po vazhdon prej disa muajsh në zonën kufitare me Greqinë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE. Nga ky operacion u arrestua në korrik edhe Orion Bali, që më pas tentativa e tij për të dalë nga qelitë solli edhe akuzat për korrupsion ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka dhe bashkëshortit të saj Arben Cara që morën 6 mijë euro nga familjarët e Balit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Arrested#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form