Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur ditën e sotme burg përjetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou, i cili ka vrarë Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. GJKKO ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin Elton Halipajn.
Ethimious Efthimiou, ish specialin grek akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.