http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm shtatesin grek, Efthymiou Efthymious, vrasësi i Devi Kasmit.Nga ana tjeter, per bashkëpunëtorin e tij, Elton Halipaj, gjykata vendosi denimin me 33 vjet burgim.Kasmi u ekzekutua mbrënjen e 29 janarit të vitit 2018 në rrugën ?Kongresi i Manastirit? në kryeqytet. Pak ditë pas ngjarjes u arrestuan në një shtëpi në periferi të Tiranës, bashkë me autorin grek edhe bashkëpuntorët Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari. Katër të dyshuarit kishin detyra të ndryshme në realizimin e ekzekutitmit. Nga hetimet e kryera për çështjen, u arrit në përfundimin se shtetasit e mësipërm njiheshin me njëri-tjetrin dhe planifikuan vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit. Autorët qëndronin në një banesë në Kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri dhe sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari.