Ora News - Turp për atë që bëre! PD akuza Ramës: Presion ndaj familjes Cakoni pas daljes në media

Ora News Lajme 2020-12-05

Views 0

#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lënë në harresë familjet e prekura nga tërmeti. Duke sjellë në vëmendje rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi gjysmën e familjes nga shembja e shtëpisë, ish-deputetja Grida Duma tha se kjo qytetare është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama përmes telefonit pasi denoncoi në media harresën e qeverisë.

Manjola Cakoni bashkë me djalin e saj Alesio i mbijetuan termetit të 26 nëntorit në Thumanë, por aty humbi gjysmën e familjes, bashkëshortin dhe vajzën.

Kjo familje u kthye në qendër të vemendjes për faktin se vetë kryemnistri Edi Rama, u paraqit shumw herë në shtëpinë e re ndërsa djali 11 vjeçar u mor dhe u dërgua në Itali për të takuar futbollistin e Juventus, Cristiano Ronaldo.

Por këto momente u harruan shpejt. Manjola Cakoni, një ditë më parë denoncoi publikisht braktisjen që i është bërë nga institucionet shtetërore.

Por me shume se kaq sot ajo denoncon një skandal. Cakoni pretendon se është telefonuar dhe kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pse ajo është ankuar në media.

?Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:? Turp të ketë Manjola!? ?Turp të ketë Manjola!? Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s?dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: ?Edi jam. Edi Rama jam. ?Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ?Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t?i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t?i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/turp-per-ate-qe-bere-pd-akuza-rames-presion-ndaj-familjes-cakoni-pas-daljes-ne-media/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form