#tvora #rtvoranews
Koronavirusi në Shqipëri, 188 të shtruar, 2 viktima dhe 156 raste
Këtë të enjte (10 shtator) u shënuan 156 raste të reja me koronavirus nga 870 testime të kryera.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit, 2 persona kanë humbur jetën.
Në spitale situata paraqitet e vështirë me 188 pacientë të shtruar, 20 në terapi intensive dhe 7 në intubim.
Gjithashtu 62 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin ku gjithsej janë 6,346 të shëruar.
Të infektuar ? Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon ? 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.
Të shtruar ? Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Viktima ? Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/koronavirusi-ne-shqiperi-188-te-shtruar-2-viktima-dhe-156-raste/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv