Pas një periudhe të gjatë stabilizimi, e cila ushqeu shpresat se në Italinë e kthyer në njërin prej vendeve më të goditura ngë koronavirusi gjendja po ecte drejt ritme te shpejta drejt një përmirësimi të ndjeshëm, shifrat e reja kanë mbjellë sërish shqetësim. Gati 1.600 raste të tjera pozitivë janë shënuar ën fqinjin tonë përtej Adriatikut gjatë 24 orëve të fundit, të zbuluara sic thonë dhe autoritetet falë një shtimi të testeve të realizuara. Ndërkohë nga Covid 19 regjistrohen 10 viktima, ndërsa është në rritje dhe numri i të shtuarve ne terapi intensive. Aktualisht, bilanci total I jetëve të humbura atje llogaritet në mbi 35.500, ndërsa të prekurit janë 283,000. Ndërkohë, numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit arriti në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa infektimet kapin shifrën 27.7 milionë. E gjithë kjo në kohën kur kompania lider në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër sëmundjes, AstraZeneca i ndërpreu testet dhe studimin klinik për shkak se një vullnetar pati probleme të pashpjegueshme shëndetësore. Megjithatë, kompania britanike sqaroi se pezullimi i përkohshëm i studimit është një masë rutinë për raste të tilla.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#Infektime#TopChannel