I ftuar në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vuri liberalizimin e vizave për vendin e tij si kërkesën kryesore. Hoti tha se kjo është mjaft e rëndësishme për integrimin e vendit.
?Të rinjtë e Kosovës nuk janë në gjendje të vijnë në Evropë. Ne kemi popullatën më të re në Evropë. Për ne është e rëndësishme të hapen kufijtë për qëllime studimore, ekonomike dhe të tjera. Ne jemi nga vendet e Ballkanit Perëndimor me një mbështetje të madhe për procesin e integrimit në BE?, tha Hoti.
Temë e rëndësishme ishin edhe negociatat me Serbinë për të cilat Hoti tha se ishte i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale.
?Në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t?i ikim asaj marrëveshjeje. Ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera?, shtoi kryeministri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve Hoti tha se po punon që edhe opozita të përfshihet sidomos në procesin e dialogut. Edhe takimin që kryeministri i Kosovës pati me kreun e parlamentit Europian Davide Sasili çështje kryesore ishte liberalizimi i vizave dhe përballimi i pandemisë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/