#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, mjeku Erand Llanaj u shpreh se stinën vjeshtës, duhet të bëjnë vaksinën e gripit për t?i dalluar nga të prekurit e Covid-19.
Sipas Llanaj nuk është ulur infektimi nga ky virus, por në fakt virusi po infekton të rinjtë duke shfaqur shumë më pak simptoma
Erand Llanaj: Këtë stinë grupet vulnerabël, duhet të bëjnë vaksinën e gripit të të ndahet gripi stinor me Covid-19. Në fakt ka ndodhur një zhvendosje e virusit te moshat e reja dhe ka pasur një manifestim simptomatologjik më i pakët. Kështu është dhënë ideja sikur infeksioni ka ulur shkallën e infektimit. Kjo nuk duhet ngatërruar pasi nuk ka evidenca që e tregon një gjë të tillë, qoftë nga sekuenca e gjenomeve, qoftë nga spitalet që të dalin ta thonë diçka të tillë.
Llanaj theksoi se efekti i sezonit të vjeshtës do të bëjë pjesën e vet, duke dhënë më shumë raste, pasi në vjeshtë do të shpenzojmë më shumë kohë brenda dhe së bashku.
Erand Llanaj: As nuk mund të themi që është rritur infektueshmëria. Por vazhdon trendi normal i sëmundje, ku efekti i sezonit do të bëjë pjesën e vet, duke dhënë më shumë raste, pasi në vjeshtë do të shpenzojmë më shumë kohë brenda dhe së bashku. Ndërkohë, autoritetet botërore janë shprehur se ekziston një sindromë i rrallë që prek fëmijët. Me rritjen e numrit pritet që do ta shohim këtë gjë. Nuk duhet pasur frikë, por kujdes.
Provat ndaj vaksinat nuk duhen nxituar. Edhe për një vullnetar mund të ndalohet prova klinike. Ndërsa gjurmimi epidemiologjik duhet të bëhet gjithmonë. Sidomos në ato vende ku ka persona me shëndet të brishtë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/llanaj-nuk-ka-rene-infektueshmeria-e-covid-19-po-infektohen-te-rinjte-vjeshta-do-te-rrise-rastet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv