#tvora #rtvoranews
Sezoni turistik këtë vit u mbajt mes pandemisë së koronavirusit dhe pas tërmetit të 26 nëntorit. Tashmë për operatorët është koha e bilancit. Kreu i shoqatës së Hoteleri Turizmit në Durrës e vlerëson sezon të mbijetesës, KU të ardhurat shënuan rënie deri në 70 % me vitin 2019!
Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit i dhanë një goditje të fortë sezonit turistik në Durrës!
Kryetari i Shoqatës së hoteleri turizmit në Eduart Xhepa, thotë se operatorët mbijetuan vetëm për mbijetesë.
?Është një sezon turistik vetëm për të mbajtur veten dhe mbijetesë.?
Përgjatë muajve qershor-korrik është punuar me 20 përqind të kapaciteteve, ndërsa në gusht deri më 40 përqind.
?Maksimumi 20% e aktivitetit që është një shifër shumë e ulët. Është punuar me klientin ditor.?
Ndryshe nga një vit me parë këtë sezon plazheve u kanë munguar turistët me pushime afat gjatë, kryesisht të ndikuar nga pandemia.
?Kemi pasur klientelë individuale, ose familjare, jo me grupe.?
Por zgjatja e sezonit përtej verës ka ngjallur shpresa tek operatorët pavarësisht se prenotimet në shtator janë ditore.
?Për sezonin e vjeshtës kemi prenotime ditore, jo afatgjata, se nuk dihet se si do të vazhdojë pandemia.?
Sipas vlerësimeve të shoqatës së turizmit Durrës, të ardhurat e gjeneruara përgjatë sezonit pësuan rënie me 70 % në krahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/durres-turizmi-pas-termetit-dhe-mes-pandemise-operatoret-turistike-ishte-sezoni-i-mbijeteses/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv