TIRANË- Të ulur në këto banka (shiko video) ditën e hënë do jenë fëmijët të cilët do të nisin vitin e ri shkollor. Por ndryshe nga më parë ky vit do të zhvillohet nën kushtet e pandemisë COVID-19. Të vetëm në bankë me dezifektantin pranë, kështu do ta zhvillojnë fëmijët procesin mësimor.
Në shkollën ?Kongresi i Manastirit? në kryeqytet mësimi do të zhvillohet me 4 nënturne, do të nisë në orën 8 dhe do të përfundojë në orën 17:30.