TIRANË- Llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë ku janë të vendosura sende me vlerë të klientëve të hapura në 5 vitet e fundit do të kontrollohen nga institucionet tatimore. Ky është synimi i ligjit të ri të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave dhe kërkon të godas fenomenin e pastrimit të parave. Projektligji ?Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare? do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare të individëve, bizneseve si dhe të organizatave jo fitimprurëse. Çdo informacion do të ruhet në regjistër deri në 10 vite.
Ai do të ngrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dhe do të administrohet nga Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas relacionit shoqërues një nismë e tillë është marrë në kuadër të rekomandimeve të Task-Forcës Financiare FATF për të parandaluar pastrimin e parave.