Drejtuesi i zyrës së Fondacionit gjerman ?Konrad Adenauer? në Tiranë, Tobias R?ttershoff foli për DW mbi vetingun paraprak nga partitë për kandidatët e tyre. Mospërfshirja në këto lista e personave me rekorde kriminale në të shkuarën ka rinxjerrë në dritë emergjencën e dekriminalizimit të politikës në Shqipëri, të kërkuar kohët e fundit nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ku flitet qartë për përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike në garë, thote ai. ?Mendoj që kemi nevojë të mbështetemi në një sërë masash kur është fjala për mënyra efektive të dekriminalizimit të politikës në Shqipëri. Këto përfshijnë ligjin e ri zgjedhor, presionin e shtuar nga zbatimi i ligjit dhe ndjekja penale - duke përfshirë edhe Strukturën e Posa?me Anti Korrupsion, (SPAK) të sapoformuar, Byronë Kombëtare të Hetimit - si dhe një veting të kandidatëve politikë. Individualisht, këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme, por të kombinuara, shpresoj që ato të çojnë në një proces ku të zgjidhen kandidatë të kualifikuar dhe të respektuar, pa rekorde kriminale në të shkuarën e tyre. Në fund të fundit, kjo është ajo që pret publiku shqiptar. Prandaj, procedura e vetingut është vetëm një pjesë e një strategjie efektive për dekriminalizimin e politikës në vend?, shprehet Ruttershoff. I pyetur nw lidhje me efikasitetin e një vetingut paraprak nese behet nga kryetaret e forcave politike, ai pergjigjet se beson qw ndonëse është partia e cila e bën vettingun, ky është një hap i parë drejt një dekriminalizimi më efektiv të politikës, dhe është më mirë sesa të mos bëhet asgjë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#R?ttershoff#DW#TopChannel