Irani e denoi ashper levizjen e Bahrejnit për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin. Njoftimin e arritjes së marreveshjes, Shtepia e Bardhe e beri një ditë më parë, vetëm katër javë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe arritën dhe ato një ujdi të ngjashme me shtetin hebre. Te tre vendet planifikojnë tani të marrin pjesë në një ceremony e cila do të zhvillohet në Uashington javën e ardhshme.?Ishte një vendim i ulët dhe i turpshëm që do të hyjë në histori si akt skandaloz?, tha Ministria e Jashtme iraniane përmes një njoftimi për shtyp. Ajo e akuzoi Bahrejnin se ka sakrifikuar palestinezët për hir të fushatës për rizgjedhjen e Trump.?Populli palestinez dhe bota islamike asnjëherë nuk do ta pranojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin?, thuhej ne deklarate. Trump ka ndihmuar në arritjen e të dyja marrëveshjeve, si pjesë e presionit diplomatik për të integruar plotësisht shtetin hebre në Lindjen e Mesme. Bahrejni ra dakort që marrëveshja të formalizohet në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë në 15 shtator, ku Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu do ta nënshkruajnë paktin e tyre të normalizimit me Izraelin.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izrael#Iran#TopChannel