Top News - Rama në Athinë/ Si shihet nga politika greke

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 1

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të vecantë prej politikës greke. Edhe pse zhvillohet në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së, ajo duket se po ringjall shpresat për një nisjen e një faze të re afrimi mes dy vendeve, që pritet të kulmojë me përfundimin e bisedimeve mbi cështjet që kanë mbetur të hapura. Burime për TCH në Athinë thanë se pas uljes se retorikës nacionaliste në të dy anët e kufirit tashmë janë pjekur kushtet që vendet të përfundojnë disa marrëveshje ku heqja e ligjit të luftës, ajo e delimitimit të ujrave territorial si dhe traktati I ri I miqësisë strategjike do të jenë në krye të axhendës. Të njëjtat burime sqarojne se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje edhe të lëshoje pen ë disa prej problemeve të hapura, mjafton sipas tyre që Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes të dy shteteve. Pas ashpërsimit të marrëdhënieve me Turqinë, Athina po synon ngritjen e nje fronti europian por edhe ballkanik përballë influencës turke në rajon, ndaj parashikohen disa lëvizje diplomatike të saj, ndërsa duket se Greqia po kërkon të ketë një qasje të re me faktorin shqiptar në rajon duke parë se ky I fundit është kthyer në faktor të rëndësishëm qëeverisës në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Athine#EdiRama#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form