Me ndihmën e agjencive humanitare, autoritetet greke po bëjnë gati një tjetër strehë për emigrantët që mbetën në qiell të hapur pas djegies së kampit të tyre në ishullin Lezbos.
Të ardhur pjesa më e madhe nga Afrika Siria dhe Afganistani, 11,500 persona, mes tyre 2,200 gra dhe 4,000 fëmijë kaluan natën jashtë për tre netë me radhë, teksa ditën protestonin për kushtet dhe jetën e vështirë
Zgjidhja është e përkohshme, por Bashkimi Europian dhe Athina zyrtare thanë se një strukturë e re me standarde më të larta do të ndërtohet mbi kampin e djegur në Moria. Gjermania dhe Franca vendosën të strehojnë rreth 400 të mitur nga ishulli Lezbos, akt të cilin Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron shpresojnë ta ndërmarrin edhe vende të tjera europiane.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po dërgonte dy ekipe mjekësore urgjente. Zyrtarët gjithashtu thanë gjithashtu se janë dërguar 200,000 teste të shpejta Covid-19 ishin sjellë në ishull për të trajtuar një rritje të mundshme të rasteve. Në kaosin pas zjarrit, autoritetet kanë humbur gjurmët e të paktën 35 personave që ishin testuar pozitivisht.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/