“Gjobat mbushin vetem buxhetin” Ekspertet: Ndeshkimet me gjoba nuk i ulen aksidentet - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i gjobave të policisë rrugore që varion nga 1000 deri në 1500 në ditë, për ekspertët e sigurisë rrugore është thjesht mbushje e arkës së shtetit.Sipas tyre, këto aksione janë sporadike dhe nuk ndikojnë aspak në uljen e numrit të aksidenteve apo në edukimin e sjelljes të drejtuesve të mjeteve për zbatimin e Kodit Rrugor. ARTUR SULÇEEKSPERT I SIGURISE RRUGOREPolicia nëse do të kryente gjithmonë këtë lloj pune, nuk do të kishte këtë sasi të madhe gjobash. Nëse do të punosh me hope, gjithkush çlirohet. Një këshillim do të bënte shumë më mirë sesa një gjobë. Por fakti ka treguar se në vendin tonë policia herë pas here ka dalë në aksion për të plotësuar dhe për të mbushur buxhetin e shtetit. Nuk ka qenë shumë e interesuar në konceptin e disiplinimit të këtij trafiku. Sulçe shton se masat dhe strategjitë e deri tanishme kanë dështuar sa i takon uljes së numrit të aksidenteve. Për 2019-ën numri i aksidenteve ka kaluar 2013-n, ose është në ato nivele. Pra gjithë kjo strategji prej 8 vitesh që është në punë kjo qeveri, dhe strategjia se në vitin 2020 do ti reduktojnë me 50% aksidentet, ndërkohë ne shkuam prapë ku ishim.Gjobat nuk kanë rezultuar të jenë ndëshkimi që mund të sjellë uljen e aksidenteve dhe sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve. Por ekspertët tregojnë se duhet një studim i gjatë që të tregojë defektet dhe mangësitë e Kodit Rrugor dhe implementimi i tij.Mungesa e punës konstante dhe e përhershme dhe një strategji për të cilin duhet të arrijmë në fund të vitit për të parë çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon. Unë nuk kam parë Ministrinë e Transporteve që ka personelin e duhur që të bëjnë studimin dhe përpunimin e statistikave që të nxjerri disa ndryshime të neneve të Kodit Rrugor që të jenë problem teknike që shfaqen çdo ditë në lëvizjen e qytetarëve. Policia e Shtetit pritet që së shpejti të konkretizojë edhe ndryshimet në Kodin Rrugor të prezantuara në muajin mars të këtij viti. Sipas efektivëve blu, 10-fishimi i gjobave, testi i lëndëve narkotike dhe ai i idiotit do të ulin numrin e aksidenteve.

Share This Video


Download

  
Report form