Pas inagurimit të shkollës ?Jeronim de Rada? nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, PD thotë se në ambientet e saj është përhapur masivisht COVID-i. Sipas Albana Vokshit, në atë shkollë janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid, pra 1/4 e stafit mësimor. Ajo thotë se shkolla nuk duhet të hapet deri në testimin e të gjithë mësuesve, sepse do të rrezikohet jeta e të gjithëve.