Ka shkuar në 334 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Katër pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
?Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça?.
Rastet e reja vijojnë të jenë të larta, pasi nga testimet rezultuan 168 persona të prekur.
?Janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë?.
Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e virusit, me rreth 2250 raste aktive. Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/