Reperi i njohur Ledri Vula së fundmi ka dhënë një intervistë ndryshe për programin ?E Diela Shqiptare?, në Tv Klan. Ledri u është përgjigjur pyetjeve të drejtuesit të programit, Ardit Gjebrea, dhe ka zbuluar mjaft detaje interesante nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.
Ledri Vula prej një kohe të gjatë është në një lidhje dashurie me blogeren Sara Hoxha. Sara është shtatzënë dhe shumë shpejt çifti do të bëhet prindër i një vajze.
I pyetur nëse do të organizojnë dasmë, Ledri u shpreh se ai dhe Sara nuk kanë shumë dëshirë. Ata që janë më tepër pro dasmës janë familjet e tyre. Por nëse vendosin të bëjnë dasmë, reperi do të dëshironte që ta organizonte në det.
Ardit Gjebrea: Do kemi dasmë?
Ledri Vula: Me qejf po, babi ka qejf të bëjë një dasmë, se unë jam veç një djalë në familje, por nuk e di.
Ardit Gjebrea: Sara do?
Ledri Vula: Nuk e ka dhe shumë me qejf, më shumë kanë qejf familjet se ne.
Ardit Gjebrea: Nëse do bëje një dasmë si e imagjinon? Ku në çfarë vendi, do ta bëni sipas zakonit, një në Prishtinë, një në Tiranë?
Ledri Vula: Me qejf do kisha patur të kisha shokët, se familja normal, por shokët ta bëjnë dasmën. Me qejf e kisha bërë në plazh, në det. Fatkeqësisht nuk kemi në Kosovë.
Ardit Gjebrea: Emrin e gocës e keni menduar?
Ledri Vula: E kemi menduar, por akoma nuk kemi vendosur. Nuk e dija se ishte kaq e vështirë. Unë si dembel qe më the më herët, i lë sendet për minutat e fundit, atëherë më pëlqen t'i kryej punët.
EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/