Lajme Arkiva 2000
Dashamir Shehi, kandidat i së Djathtës së Bashkuar për kryebashkiak i kyeqytetit të Tiranës, i treti pas Edi Ramës dhe Besnik Mustafaj, ka mohuar zërat se ai do të jetë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
"Unë do t'a falenderoja zotin Rama nëse do të më bënte një propozim të tillë. Nuk e ka bërë, por nëse do t'a bënte unë nuk kam ndër mend të bëhem nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, jo për rëndësinë që ka sepse është mjaft i rëndësishëm, por për faktin e thjesht sepse unë jam njeri i opozitës dhe e vetmja detyrë që kam de kam patur gjithmonë është të luftoj deri në fund për rindërtimin dhe ribashkimin e opozitës. Ky është misioni im politik nga sot e tutje dhe ky ka qenë dhe më përpara. Unë mendoj se këto janë të gjitha thashetheme që i ndërtojnë persona të cilët duan vazhdimisht të shkatërrojnë opozitën shqiptare, ato që e kanë shkatërruar gjatë këtyre viteve. Grupi servil i klaneve të Berishës. Ndoshta mund të ketë dhe elementë të tjerë që mendojnë të dëmtojnë imazhin./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/