Partia Demokratike vijon publikimin e denoncimeve të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti. Këtë të hënë, ish-deputetja Oriola Pampuri ishte tek Arben Muça në Thumanë të cilit iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në në video të publikuar në faqen në Facebook, Muça thotë se jeton herë tek shtëpia e djalit e cila është e dëmtuar, si dhe në çadër me nënën e tij. Gjithashtu ai thotë se merr gjysmën e pensionit të nënës për të paguar një kredi.Nëna e Arbenit, Pashke Muça kërkon një kontenier për tu futur pasi në çadër futet shiu.