Dekreti per qeverine e re, cfare parashikon PS-ja me ligjin e ri per presidentin

RTV KLAN 2020-12-05

Views 0

Socialistët u përpoqën për një vit rresht ta shkarkonin, por pasi ndërruan mendje kanë nisur sot t?i bëjnë një ligj të ri Presidentit, duke i treguar atij sesi duhet të veprojë në vijim.

Pika kryesore e ligjit të ri, që u iniciua në Komisionin e Ligjeve, ka të bëjë me atë se kë duhet të mandatojë për kryeministër Meta pas 25 Prillit.

Sipas socialistëve, mandati për krijimin e qeverisë së re duhet t?i jepet kryetarit të partisë që del e para me numër deputetësh edhe pse ndoshta nuk arrin në numrin 71, për të krijuar vetëm qeverinë.

Kjo vjen pas heqjes në Kushtetutë të koalicioneve që po të mbledhin numrat mund të rezultojnë me më shumë deputetë, por Meta me ligjin e ri nuk mund të thërrasë të parin si kandidat për kryeministër liderin e koalicionit fitues, term i hequr tashmë nga ligji themelor i shtetit.

Ky ligj i ri organik do të heqë edhe të drejtën e Presidentit për të dekretuar ose refuzuar dekretimin e një ministri, për të ndryshuar datën e zgjedhjeve apo për mos thirrur në betim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form