Shkencëtarët zbuluan një gaz në atmosferën e Afërditës që në Tokë mund t?i atribuohet organizmave të gjallë.
Në një artikull të botuar në revistën ?Nature Astronomy? theksohet se prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të jetojnë mikrobe. Studiuesit nuk i zbuluan format aktuale të jetës, por thanë se në Tokë, fosfina prodhohet nga baktere që rriten në mjedise me mungesë oksigjeni.
?Unë isha shumë e befasuar ? e shtangur, në fakt?, tha astronomja Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff në Uells, autore kryesore e kërkimit.
Jim Bridenstine, administrator i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ? NASA, u shpreh se mund të ketë ardhur koha që t?i jepet përparësi Afërditës për misionet planetare kërkimore. Ky planet, edhe pse është fqinji më i afërt me Tokën, deri tani nuk ka qenë fokusi i kërkimeve të jetës gjetkë në sistemin diellor.
Pjesa më e madhe e përpjekjeve është përqendruar në Mars, ku dihet se dikur kanë ekzistuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për të mbështetur organizmat me bazë karboni.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JimBridenstine#JaneGreaves#TopChannel