#tvora #rtvoranews
Sinoptikania Adiola Bani e MeteoAlb tha për Ora News se java në vazhdim kryesisht dita e enjte nuk do të premtojë shumë përsa i përket motit.
Do të kemi një ulje të temperaturave me të paktën 4 ose 5 °C. Pritet të kemi një zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu në formë shtrëngate.
Sa i përket vazhdimit të muajit shtator temperaturat priten të jenë shumë afër vlerave normale, kryesisht do të jetë një muaj i thatë dhe me pak rreshje.
?Kemi patur temperatura shumë të larta edhe këtë fillim vjeshte, duke qenë se edhe gjatë kësaj fundjave por edhe këtë fillim jave, dita e hënë dhe dita e martë kemi patur vlera termike 37 °C. Në fakt këto vlera termike do të mbeten prezente edhe ditën e mërkurë kjo ndodh si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës gjë e cila ka sjellë jo vetëm temperatura të larta por edhe mot të thatë në vendin tonë dhe në vendet e rajonit?
?Presim të kemi një shkëputje ditën e enjte pasi do kemi zhvillim të vranësirave dhe duke filluar që nga mesdita, kryesisht pasditja dhe mbëmja e ditës së enjte do të kemi vranesira të dendura në territorit gjë e cila do të sjellë edhe rrebeshje shiu herë pas here. Gjatë natës do të jenë në formën e shtrëngatave në zonat malore. Nuk presim të kemi rreshje në sasi të konsiderueshme pasi do të jetë një situatë kalimtare gjë e cila do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 4 ose 5 °C. Nga 37 °C që janë sot dhe nesër do të zbresin në 32 °C në zonat më të nxehta të territorit shqiptar.?
? E premtja dhe fundjava do na sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që vranësirat dhe rrebeshjet afatshkurta të shiut të mbeten në zonat malore ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare do të kenë kthjellime dhe rritje graduale të temperaturave por që nuk pritet të tejkalojnë vlerën 33 °C gjatë fundjavës?- tha Adiola.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vera-iken-neser-te-enjten-merrni-cadrat/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv