Nuk ka pastrim të vërtetë të gjyqësorit për aq kohë sa partitë politike kanë pushtet në Këshillin Gjyqësor, thonë një pjesë e juristëve. Sipas tyre, pavarësisht se si emërtohen reformat gjyqësore, nëse duan të kenë sukses, fillimisht duhet vlerësuar puna e Këshillit.